
Në NOVAMED, puna nuk është thjesht një profesion, por një rrugë drejt zhvillimit personal dhe profesional. Ne besojmë se çdo punonjës është forca lëvizëse e kompanisë dhe baza e suksesit tonë. Ne krijojmë një mjedis pune dinamik, inovativ dhe mbështetës që inkurajon punonjësit të arrijnë rezultate të larta dhe të avancojnë karrierën e tyre.
Vlerat dhe parimet
Vlerat tona kryesore janë ndershmëria, përgjegjësia, transparenca dhe etika. Çdo anëtar i ekipit tonë inkurajohet të ndjekë këto parime në punën e tij, duke u përpjekur për standarde të larta profesionalizmi dhe respekti për kolegët, klientët dhe partnerët e biznesit. Në NOVAMED, të gjithë punonjësit trajtohen në mënyrë të barabartë, duke respektuar përkatësinë e tyre etnike, kulturore dhe fetare.
Zhvillimi dhe edukimi profesional
Në NOVAMED, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve tanë. Ne ofrojmë mundësi trajnimi, seminare profesionale dhe edukim të vazhdueshëm, duke u mundësuar punonjësve të informohen me trendet më të fundit në industrinë farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor. Ekipi ynë është gati për sfidat që sjellin teknologjitë dhe inovacionet e reja.
Mundësi karriere dhe avancimi
Punonjësit e NOVAMED kanë mundësi të përcaktuara qartë për avancim në karrierë. Ata që tregojnë rezultate, iniciativë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm kanë mundësinë të avancohen dhe të marrin poste të reja, më të përgjegjshme. Ne investojmë në puntorët tanë dhe aftësitë e tyre në mënyrë që të krijojmë liderë që do ta çojnë kompaninë përpara.
Mjedisi dhe kultura e punës
Kultura jonë e punës bazohet në punën ekipore, bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur. Ne krijojmë një atmosferë mbështetëse ku çdo punonjës mund të shprehë lirisht kreativitetin, idetë dhe risitë e tij. Përfitimet e punës në NOVAMED përfshijnë mundësinë për një mënyrë jetese të ekuilibruar përmes praktikave të shëndetshme të punës dhe orarit fleksibël të punës.
Përgjegjësia sociale
Në NOVAMED ne besojmë se një kompani e suksesshme duhet të ketë një ndikim pozitiv në komunitet. Prandaj, punonjësit përfshihen rregullisht në aktivitete që promovojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, ndërgjegjësim mjedisor dhe përgjegjësi sociale. Ne mbështesim nismat që synojnë të përmirësojnë mjedisin dhe mirëqenien e shoqërisë në të cilën jetojmë.
Bashkohuni me Novamed dhe bëhuni pjesë e një kompanie që vlerëson punën tuaj, investon në suksesin tuaj dhe ju ofron një rrugë drejt rritjes profesionale dhe personale.
*Momentalisht nuk ka vende të hapura për punësim







